“Juventusi me Spallettin ka bazat për t’u rikthyer te trofetë. Çfarë i mungon? Tonali”

Për të folur mbi çështjet e Juventusit, ish-mesfushori Claudio Marchisio dha intervistë për “Tuttosport”. Ai komentoi fillimisht punën e Luciano Spalletti: “Ka sjellë personalitet dhe ide që u panë menjëherë, edhe kur rezultatet mungonin, përveç përvojës së tij në menaxhimin e ekipit. Një ekip që duhet të rregullohet dhe rimodelohet, por falë Spallettit, bazat janë për t’u bërë përsëri konkurrues. Juventusi duhet të provojë të fitojë diçka, ndoshta duke qëndruar lart deri në javët e fundit, jo si tani kur ndjekin vendin e katërt”.

Marchisio foli edhe për mesfushën, duke përmendur rritjen e Locatellit dhe çfarë mungon për të kompletuar repartin. Ai përmendi emrin e Sandro Tonalit: “Rritja ishte e grupit dhe jo vetëm e Locatellit, i cili për mua nuk ka rënë në performancë, por u detyrua të përshtatej me një sistem tjetër loje. Ai gjithmonë ka qenë mesfushori me më shumë ndërhyrje, mbyllte linjat e pasimeve dhe mbante mbrojtjen. Juventusi duhet të rinovojë ‘shtyllën kurrizore’, përforcimi me Tonali do të ishte ideal”.

Për më tepër, Marchisio komentoi edhe një rinovim të mundshëm të Vlahovic: “Pse jo? Do të ishte interesante ta shihja një sezon të plotë me Spallettin. Boga? Nuk më çudit, e njihja te Sassuolo dhe mendoj se do të jetë i dobishëm”.

The post “Juventusi me Spallettin ka bazat për t’u rikthyer te trofetë. Çfarë i mungon? Tonali” appeared first on Telesport.