Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Damien Comolli, ka dhënë një intervistë për “Sky Sport”, ku ka trajtuar disa prej çështjeve më të nxehta të merkatos dhe objektivave të klubit për sezonin e ri.
“Jemi një skuadër që mund të rikthehet te fitorja, – ka deklaruar Comolli. – Nuk i vendosim vetes një afat të saktë, por baza që kemi është shumë e fortë. Klubi ka një potencial të jashtëzakonshëm dhe, sa më shumë kohë kalon, aq më tepër e ndiej këtë forcë”.
Krahasimet e Comollit janë të mëdha: “Vetëm Liverpool ka një ndikim të tillë global si Juve. Kudo në botë flitet për Juventusin. Nuk është vështirësi, është një mundësi e jashtëzakonshme.
Qëllimi kryesor? T’i bindim të gjithë se do të rikthehemi te trofetë. Jo nesër, por shumë shpejt. Kjo është sfida jonë e përditshme”.
Reth merkatos, ai shtoi: “Vlahovic? Mund të largohet nëse vjen një ofertë e duhur, por deri tani nuk ka mbërritur asnjë. Kolo Muani? Raportet me PSG janë shumë të mira. Futbollisti dëshiron shumë të rikthehet te Juventusi, por ende nuk kemi një marrëveshje”.
Pra, Juventusi përgatitet për një sezon të rëndësishëm, mes ambicieve për trofe dhe një merkatoje që mund të sjellë ndryshime të mëdha në sulm.
The post “Juventusi, më shumë se klub”; Comolli tregon planin për të rikthyer lavdinë appeared first on Telesport.