Juventusi me ide ndyshe sa i përket të ardhmes së Kalulu dhe Cambiasos

Juventusi është i gatshëm të bëjë lëvizje të rëndësishme në tregun e ardhshëm të transferimeve, pasi pritet ta bëjë Pierre Kalulu një figurë kyçe për të ardhmen, ndërsa Andrea Cambiason mund të lejohet të largohet për një fitim të konsiderueshëm.  

Mbrojtësi francez u transferua në “Allianz Stadium” si huazim nga Milani në gusht 2024 dhe ka dhënë paraqitje bindëse si në Serinë A ashtu edhe në Ligën e Kampionëve, me qëndrueshmërinë e tij që ka të ngjarë t’i shtyjë Bianconerët ta ushtrojnë opsionin e blerjes në marrëveshjen e tij të huazimit. 

Sipas Calciomercato.com, drejtori i Juventusit, Cristiano Giuntoli e informoi agjentin e Kalulu për qëllimin e tyre për ta nënshkruar për 14 milionë euro, përveç 3.5 milionë eurove të paguara tashmë për huazimin. 

Zonja e Vjetër mund të jetë e hapur për rifillimin e bisedimeve me Manchester Cityn për shitjen e Andrea Cambiaso, pasi gjigantët e Ligës Premier u përpoqën të siguronin italianin gjatë afatit kalimtar të dimrit. 

Trajenri Pep Guardiola thuhet se është një admirues i madh i mbrojtësit të majtë të gjithanshëm, me Citizens që thuhet se janë gati të ofrojnë 62 milionë euro verën e ardhshme, duke tunduar lojtarin me një kontratë shumëvjeçare me vlerë 6 milionë euro në sezon. 

Cambiaso ka dy gola dhe një asistim nga 23 paraqitje në Serie A me skuadrën e Thiago Mottas këtë sezon.