Fabio Capello, në një analizë për “Gazzetta dello Sport”, ka komentuar situatën e sulmuesve të ekipeve të mëdha të Serie A. Ai ka nisur me Napolin: “Klubi ka shpenzuar me zgjuarsi dhe rezultatet po duken. Investimi për një qendërsulmues si Højlund ishte i rëndësishëm. Me rikthimin e Lukaku, bashkë me Lucca, ekipi do të jetë plotësisht i kompletuar për gjithë sezonin”.
Capello shtoi: “Edhe pse skuadra e Contes nuk ka shënuar shumë deri tani, është e ekuilibruar. Højlund është një shtesë thelbësore sepse njeh futbollin italian dhe është pjekur pas përvojës në Premier League. Duket se ka fituar edhe dëshirën për revansh, pas periudhës tek Manchester United”.
Sa i përket Interit, Capello shtoi: “Nuk mund të mos admirohet. Është shumë pozitive që ka alternativa në sulm; Lautaro, Thuram, Bonny dhe Esposito, i cili megjithëse i ri, ka treguar se është një qendërsulmues i plotë, ka nevojë vetëm për eksperiencë”.
Në fund, për Juventusin u shpreh kritik: “Ata e kanë një bomber, Vlahovic, por Tudor nuk e aktivizon. Nuk e kuptoj pse, pasi David dhe Openda nuk po bindin. Mbase Vlahovic është ‘shumë i sigurt’ dhe pikërisht për këtë nuk luan”.
The post “Juventusi ka një sulmues të shkëlqyer, por Tudor e mban jashtë formacionit. Nuk e kuptoj pse” appeared first on Telesport.










