Juventusi ka kontaktuar Xavin, pasi Motta ka hasur në vështirësi te Juventusi në sezonin e tij të parë

Mediat në Francë shkruajnë se Juventusi ka kontaktuar trajnerin spanjoll Xavi Hernandez në një kohë kur trajneri i Zonjës së Vjetër, Thiago Motta dhe skuadra e tij po luftojnë për të gjetur fitoret në Serie A.

Bianconerët pësuan humbjen e tyre të parë në ligë kundër liderit Napolit në ndeshjen e luajtur si mysafir, por ata kanë deri në 13 barazime dhe 8 fitore.

Kjo statistikë do të thotë se Motta po shënon rezultatin e tretë më të keq në historinë e Juventusit pas 22 xhirove të Serie A.

Edhe pse drejtuesit e Juventusit nuk prisnin domosdoshmërisht që Motta të sfidonte titullin në sezonin e tij të parë në Allianz Stadium, rezultatet deri tani kanë qenë zhgënjyese.

Për shkak të kësaj, menaxhmenti vendosi të hulumtojë tregun në mënyrë që të fitojë njohuri mbi zëvendësimet e mundshme.

L’Equipe shkruan se Motta nuk është ende në “zonën e kuqe”, por klubi ende ka kontaktuar Xavin dhe ka zhvilluar një intervistë informuese për postin e trajnerit.

Spanjolli ka mbetur pa punë që nga fundi i sezonit të kaluar dhe më parë ishte i lidhur me Milanin, megjithatë, kuqezinjtë zëvendësuan Paulo Fonseca me Sergio Conceicaon.