David Trezeguet analizoi situatën që po kalon “Zonja e Vjetër”, ku vetë ka shkëlqyer si sulmues: “Juventusi po punon fort për t’u rikthyer te trofetë. Shumë gjëra kanë ndryshuar, përfshirë drejtuesit, me kohën klubi ka humbur identitetin e tij.
Gjatë viteve në Argjentinë kam studiuar për të qenë drejtor sportiv. Jam gati dhe pres një mundësi. Të kthehem te Juve? Absolutisht po, ashtu sikurse do të bënte edhe Alex Del Piero. Më pëlqen kur klubi përfshin ish-lojtarët që kanë bërë historinë e tij”.
Për ekipin aktual: “Në sulm kanë ardhur David, Openda dhe Zhegrova, lojtarë interesantë dhe teknikisht të mirë, por te Juve nuk mjafton vetëm kjo. Vlahovic? Prisnim më shumë, por të luash te Fiorentina nuk është si te Juve. Tani duket më i qetë dhe, paradoksalisht, ka rifilluar të shënojë me rregullsi. Ndoshta ky është dimensioni i tij, një lojtar konkret në ndeshje”.
The post “Juventusi ka humbur identitetin e vet, gati të rikthehem bashkë me Del Pieron” appeared first on Telesport.