Juventusi ka historinë europiane kundër, ja precedentët e pamundur të përmbysjeve italiane

Para Juventusit, mbrëmjen e së martës në Stamboll tri skuadra italiane kishin pësuar nga 5 gola ose më shumë në ndeshjet e para të Kupavet ë Europës: Lazio më 2000 (5-2 ndaj Valencia), Interi më 2011 (5-2 ndaj Schalke 04) dhe Roma dy herë, më 2018 (5-2 ndaj Liverpool) dhe më 2021 (6-2 ndaj Manchester United).

Rezultati përfundimtar? Asnjëra prej tyre nuk arriti të rikthehej në ndeshjet e kthimit, pra ta përmbyste disavantazhin dhe të kualifikohej më tej. Ndeshja në “Allianz Stadium”, kthimi ndaj Galatasaray në “play off”-in e Champions League, mund të jetë hera e parë e tillë.

Bardhezinjtë dolën të mundur thellë 5-2 në Stamboll, ndaj do t’iu duhen 3 gola, pa pësuar asnjë, për ta dërguar kthimin në kohën shtesë. Ky stadium ka parë më parë një përmbysje epike, me Cristiano Ronaldon në vitin 2019, kundër Atletico Madridit. Spalletti shpreson të gjejë një stadium të zjarrtë për të nxitur ndonjë mrekulli që, aktualisht, duket pothuajse e pamundur.

The post Juventusi ka historinë europiane kundër, ja precedentët e pamundur të përmbysjeve italiane appeared first on Telesport.