Me ardhjen e Luciano Spalletti në stolin e Juventusit, në dhomën e zhveshjes bardhezi pritet një “kurë shoku” për disiplinën dhe kodin e sjelljes. Trajneri njihet për seriozitetin e tij ekstrem dhe fokusin te grupi. Rregullat e reja synojnë të rikthejnë një ambient profesional dhe të përqendruar.
Sipas “Corriere della Sera”, këto janë udhëzimet e Spallettit për lojtarët:
Më pak telefona, ndalohet përdorimi i smartphone-ve gjatë vakteve dhe takimeve teknike.
Zero tolerancë për vonesa, saktësia e mbërritjes në stërvitje bëhet e detyrueshme.
Rregull dhe fokus, ndalohet përdorimi i tepruar i kufjeve dhe moderim i PlayStation-it, për të siguruar që lojtarët të jenë të përqendruar te puna dhe identiteti i skuadrës.
Qëllimi i trajnerit është të injektojë shpejt seriozitet dhe profesionalizëm, elementë thelbësorë për ringritjen e menjëhershme drejt Champions League.
The post Juventusi, ja rregullat e re të Spallettit. Më pak celularë dhe video-lojëra, asnjë vonesë appeared first on Telesport.



 
															






