Klubi Italian i Juventusit ka shfaqur interes për Donis Avdijaj. 22 vjecari,pjesë e përfaqësuesës së Kosovës, aktualisht luan në kampionatin holandez te skuadra e Williem II.
Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane dhe “Calciomercato”, interesimi i radhës ka ardhur nga kampionët e Italisë -Juventusi.
Palët janë takuar në fund të vitit të shkuar, në dhjetor, teksa kanë diskutuar për mundësinë që ai të vishet bardhezi.
Por, jo me ekipin e Massimiliano Allegrit, por me Juventusin U-23 që më pas fantazisti të këtë mundësi të përmirësohet pse jo dhe të luajë një ditë me Ronaldon.
Avdijaj është vetëm 22 vjeç dhe ka ende rrugë për të bërë, kontrata e tij skadon verën që do të vijë, ndaj edhe mund të transferohet me parametra zero.
Avdijaj me Kosovën ka luajtur gjashtë ndeshje dhe ka shënuar dy gola.