Juventusi feston 128-vjetorin me Del Pieron: Jemi simbol elegance, tradite dhe krenarie italiane

Sot Juventusi feston 128 vite histori. Për ta përkujtuar këtë përvjetor, klubi bardhezi publikoi një video të shkurtër me zërin e Alessandro Del Pieros: “Emri ynë është identitet, do të thotë riní. Të lindurit më 1897 nuk është koha që na përcakton; jemi simbol elegance, tradite dhe krenarie italiane, e qepur si një lëkurë e dytë. Kemi rrënjë të thella, dëshirë për të shkuar përtej limiteve dhe përmirësuar gjithmonë. Suksesi ynë nuk qëndron vetëm në fitore; është stil në mënyrën si fitojmë, është klas në çdo sfidë”.

“Pinturicchio” shikon edhe përpara: “Historia jonë vazhdon, shkruhet sot dhe do të shkruhet nesër. Jemi Juventusi, që nga viti 1897 dhe përgjithmonë”.

Ndërkohë, skuadra përgatitet për ndeshjen e mbrëmjes kundër Cremonese, në orën 20:45, ku do të debutojë Luciano Spalletti si trajner i Juventusit.

The post Juventusi feston 128-vjetorin me Del Pieron: Jemi simbol elegance, tradite dhe krenarie italiane appeared first on Telesport.