Juventusi drejt shitjes? Aksioner minoritar i Juventusit ka njoftuar se ka paraqitur një ofertë për të blerë paketën shumicë të aksioneve të Exor dhe synon të blejë edhe pjesën e mbetur për të marrë pronësinë e plotë të klubit.
Tether bleu për herë të parë një pjesë të vogël të aksioneve të Juventusit në shkurt të vitit 2025. Drejtori Paolo Ardoino është një tifoz i përjetshëm i Zonjës së “Vjetër”.
Në prill, Tether e rriti pjesëmarrjen e tij në klub, dhe asokohe raportohej se zotëronte 10.12 për qind të aksioneve dhe 6.18 për qind të të drejtave të votës.
Të premten mbrëma, Tether njoftoi se ka paraqitur një “propozim detyrues, plotësisht në para” për të blerë aksionet e Exor. Exor është kompania mbajtëse e kontrolluar nga familja Agnelli, e cila ka qenë pronare e Juventusit që nga viti 1923.
Aktualisht, Exor zotëron 65.4 për qind të aksioneve të Juventusit. Sipas Calcio e Finanza, Tether ka ofruar 2.66 euro për aksion, që përkthehet në rreth 1.1 miliardë euro gjithsej.
Tether ka paraqitur një propozim detyrues, të gjitha në para, për Exor për të blerë gjithë paketën e tyre të aksioneve në Juventus Football Club”.
“Me kusht që të merren miratimet rregullatore, Tether synon të bëjë një ofertë publike edhe për aksionet e mbetura, me të njëjtin çmim, të financuar tërësisht me kapitalin e vet dhe të mbështetur nga një angazhim afatgjatë ndaj klubit”.
“Kjo ofertë pasqyron besimin se Juventusi është më shumë sesa një klub futbolli. Për breza me radhë, Juventus ka përfaqësuar disiplinë, ambicie dhe forcën e qetë të atyre që rindërtojnë sezon pas sezoni. Është një klub që ka formësuar identitetin sportiv italian dhe ka fituar besnikërinë e tifozëve në mbarë botën”.
The post Juventusi drejt shitjes? Shfaqe interesi konkret për 100% të aksioneve të klubit! appeared first on Telesport.











