Juventusi drejt akordit, gjen sulmues klasi me… 10 mln euro komision!

Juventusi ka nisur bisedimet me agjentët e sulmuesit Jonathan David, një nga sulmuesit absolutisht më të kërkuar në merkaton e kësaj vere.

Klubi torinoz po shqyrton opsionet për afrimin e tij në mënyrë urgjente, duke qenë se ai vjen me kosto zero (pa kontratë).

25-vjeçari e mbylli sezonin e kaluar me 25 gola dhe 12 asistime. Ai është një lojtar premtues për të ardhmen.

Ka disa klube që kanë shfaqur interes për kanadezin: Napoli, Interi, Liverpool dhe Barcelona. Flitet se komisioni që ai kërkon për transferimin nuk i kalon 10 mln eurot. Shifër mjaft e mirë për një lojtar të këtij kalibri.

The post Juventusi drejt akordit, gjen sulmues klasi me… 10 mln euro komision! appeared first on Telesport.