Juventus-Yildiz, rinovimi është një hap larg. Më shumë se dyfishim i pagës, ja detajet e plota

Pas dorëzimit të fanellës së shquar numër 10, Juventus po përgatitet ta bëjë Kenan Yildiz simbolin e kursit të ri bardhezi. Sipas “Il Bianconero”, pas interesimit nga disa klube të mëdha europiane, Juve ka përshpejtuar negociatat e rinovimit. Ditët e fundit janë bërë hapa të rëndësishëm për zgjatjen e kontratës së talentit turk, që skadon në qershor 2029.

Akordi duket afër, firma për rinovimin konsiderohet e menjëhershme, madje mund të ndodhë deri në fund të kësaj jave. Aktualisht Yildiz fiton 1.7 milionë euro neto në sezon, teksa pas rinovimit paga e tij do të rritet deri në 6 milionë euro, plus bonuse.

Pra, rinovimi e bën atë lojtarin më të paguar të skuadrës, veçanërisht pas largimit thuajse të sigurt të Dusan Vlahovic në fund të sezonit. Yildiz pritet të jetë qendra e projektit të ri të Juventusit, duke bashkuar talentin e tij të ri me ambicien e klubit për rikthimin në majat e futbollit italian dhe europian.

 

The post Juventus-Yildiz, rinovimi është një hap larg. Më shumë se dyfishim i pagës, ja detajet e plota appeared first on Telesport.