Mbrojtësi i Real Madrid, Antonio Rudiger, është kthyer në një objektiv për merkaton e Juventus. Kontrata e 33-vjeçarit gjerman me Real Madrid skadon këtë verë dhe ai mund të zgjedhë çdo klub në qershor.
Duke qenë se bëhet fjalë për një transferim falas, bardhezinjtë ia kanë vënë syrin Rudiger, një lojtar që trajneri Spalletti e njeh mirë, pasi e ka stërvitur te Roma. Problem për Juventus është Lindja e mesme.
Lojtari ka marrë një ofertë më të mirë nga Arabia Saudite. Po aq e sigurt është se që nga fillimi i sezonit, Real Madrid ka kërkuar vazhdimisht bisedime për të rinovuar kontratën me Rudiger, por lojtari dhe agjenti i tij e kanë shtyrë vazhdimisht takimin.
Mbrojtësi gjerman ka konfirmuar një takim ballë për ballë me klubin “los blancos”, me shumë mundësi pas ndeshjeve ndërkombëtare, sepse Real Madrid do një përgjigje për të planifikuar sezonin e ardhshëm.
Për shkak të situatës në Lindjen e Mesme, lojtari ka hapur derën për një takim me Real Madrid për të vlerësuar propozimin. Mbrojtësi fiton 7 milionë euro në vit. Ideja e klubit është një rinovim me një ulje page.
Prandaj, situata po bëhet më e ndërlikuar për Juventus, që është gati ta kënaqë lojtarin me një pagë më të ulët, që nuk i kalon 5 milionë euro. Tashmë do t’i takojë gjermanit të vendosë se ku do të luajë sezonin tjetër.
The post Juventus synon transferimin me koston zero të mbrojtësit të Real Madrid, trajneri Spalletti e ka stërvitur te Roma appeared first on Telesport.










