Juventus siguron të ardhmen e sulmuesit, gati rinovimi i kontratës deri në vitin 2030

Juventus dëshiron të sigurojë të ardhmen e sulmuesit turk Kenan Yildiz. Siç raportohet nga “Tuttosport”, pas pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare, bisedimet do të rifillojnë në lidhje me rinovimin e kontratës së tij.

Kontrata aktuale e 20-vjecarit, që është rritur me bardhezinjtë dhe luan prej dy sezo nesh në ekipin e parë, skadon në vitin 2029. Qëllimi i klubit bardhezi është ta zgjasë atë të paktën deri në vitin 2030.

Për sa i përket rrogës, ajo pritet të fillojë me të paktën 3.5 apo 3.6 milionë euro neto për sezon, duke u rritur me kalimin e viteve deri sat ë shkojë në pagën fikse prej 4 milionë eurosh, plus disa bonuse.

Me fanellën bardhezi, Kenan Yildiz ka realizuar 16 gola në 85 ndeshje zyrtare, një talent që Juventus kërkon ta mbajë fort. Për momentin, kostoja e martonit të tij është 50 milionë euro.

The post Juventus siguron të ardhmen e sulmuesit, gati rinovimi i kontratës deri në vitin 2030 appeared first on Telesport.