Juventus siguron përforcimin e parë për sezonin e ri, një super mesfushor do t’u bashkohet falas bardhezinjve

Përveç lëvizjeve të mundshme brenda merkatos së janarit, Juventus ka filluar që tani të mendojë edhe për merkaton e verës së ardhshme. “SportMediaset” zbulon se përforcimi i parë i bardhezinjve në verë do të jetë Franck Kessie.

Mesfushorit nga Bregu i Fildishtë i mbaron kontrata me Al-Ahli në fund të këtij sezoni, ndaj ai pritet të largohet si lojtar i lirë në verë. 29-vjeçari nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me klubin saudit dhe mesa duket destinacioni i ardhshëm do të jetë rikthimi në Serie A.

Franck Kessie ka qenë për pesë sezone pjesë e Milanit dhe në atë kohë ka qenë një nga lojtarët më të mirë të kuqezinjve dhe në Serie A. Për shkak të problemeve të vazhdueshme me drejtuesit e atëhershëm të kuqezinjve që nuk ranë dakord për rinovimin e kontratës sipas kushteve të lojtarit, ai zgjodhi të largohej te Barcelona e më pas te Al-Ahli.

The post Juventus siguron përforcimin e parë për sezonin e ri, një super mesfushor do t’u bashkohet falas bardhezinjve appeared first on Telesport.