Juventus ka marrë më në fund fitoren e parë për këtë sezon në Champions League, pasi fitoi 2-3 në mënyrë dramatike në transfertën delikate ndaj Bodo/Glimt në Norvegji. Për norvegjezët shënoi Ole Blomberg në minutën e 27-të, pas një topi të ardhur nga goditja e këndit. Bardhezinjtë përmbysën shifrat në pjesën e dytë. Fillimisht gjetën golin me Lois Openda në minutën e 48-të, nje nga transferimet e bujshme të verës së fundit.
Belgu shënoi pas një aksioni të gjatë dhe u desh ndërhyrja e VAR për të cilësuar përfundimisht golin të rregullt. Weston McKennie shënoi golin e përmbysjes së madhe në minutën e 59-të, amerikani shënoi me kokë pas krosimit perfekt të Miretti-t.
Sondre Fet barazon shifrat 2-2, pasi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 87-të, pas një faulli të Juan Cabal brenda zonës. Në minutat shtesë, Joanathan David shënoi golin e fitores së madhe për bardhezinjtë, 2-3. Edon Zhegrova u aktivizua në minutën e 83-të.
Napoli ka marrë fitoren e dytë për këtë sezon, pasi mposht në shtëpi 2-0 Qarabag. Rasmus Hojlund gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, në minutën e 56-të. Scot McTominay zhblloki shifrat në minutën e 65-të, ndërkohë që dyfishimi i rezultatit erdhi falë një autogoli të Jankovic në minutën e 72-të.
Dortmund ka bindur në shtëpi duke mundur 3-0 Villarreal. Serhou Guirassy shënoi dopeitë, në fund të pjesës së parë dhe në minutën e 54-të. Karim Adeyemi trefishoi shifrat në minutën e 59-të. Ndeshja e vetme që u mbyll me porta të paprekura ishte Slavia Prague-Athletic Bilbao 0-0.
The post Juventus “shkrin” borën në Norvegji, Napoli bën detyrën në shtëpi. Dortmund shkatërron “Nëndetësen” spanjolle (video) appeared first on Telesport.











