Juventus është rikthyer më në fund te fitorja, pas 5 javësh. Bardhezinjtë fituan 3-1 në “Allianz Stadium” ndaj Udinese. Për bardhezinjtë e drejtuar nga trajneri i përkohshëm, Massimo Brambilla, vendosi penalltia e shndërruar në gol nga Dusan Vlahovic në minutën e 5-të. Sulmuesi serb e fitoi vetë penalltinë, pas një kontakti në zonë me Saba Goglichidze. Në fund të pjesës së parë, Nicolo Zaniolo barazon shifrat për Udinese. Federico Gatti i dha avantazhin Juventusit në minutën e 66-të, pasi shënoi me kokë pas krosimit të Cambiaso. Kenan Yildiz vulosi fitoren 3-1 nga pika e bardhë e penalltisë në minutat e fundit shtesë. Pas kësaj fitoreje, Juventus ngjitet në vendin e 6-të me 15 pikë.
Në “Olimpico”, Roma fitoi 2-1 ndaj Parmës, duke iu bashkëngjitur Napolit në krye me nga 21 pikë. Në minutën e 40-të, verdhekuqtë gjetën golin me Mattias Soule. Argjentinasi shënoi me një goditje të bukur nga brenda zonës, pas një topi të kthyer mbrapsht nga mbrojtësit miq. Ndërhyn VAR dhe si përfundim goli anullohet per pozicion jashtë loje. Vendasit nuk janë aspak dakord dhe protestojnë, por më kot. Pjesa e parë mbyllet 0-0.
Në pjesën e dytë, verdhekuqtë shënuan dy herë. Hermoso zhbllokoi rezultatin në minutën e 63-të duke shënuar me kokë, pas krosimit të Dybala. Në minutën e 80-të, Dovbyk dyfishoi shifrat. Parma ngushtoi shifrat me Circati-n.
Como fitoi 3-1 Veronës, duke u renditur në vendin e katërt momentalisht. Për ekipin e drejtuar nga Cesc Fabregas shënuan Douvikas 9′ , Posch 62′ dhe Vojvoda 90+2′. Për miqtë barazoi përkohësisht shifrat Serdar 9′.
The post Juventus rikthehet më në fund te fitorja, Roma bën detyrën ndaj Parmës. Como ngjitet në vendin e 4-të appeared first on Telesport.










