Tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi. Luciano Spalleti është trajneri i ri i Juventusit. 66-vjeçari ka nënshrkuar me bardhezinjtë deri në fund të këtij seozni, me mundësi rinovimi në bazë të objektivave të arritura.
Spalleti do të zëvendësojë kështu Igor Tudor, i cili u largua për shkak të rezultateve të dobta vetëm pas 8 javëve të para në Serie A. Mediet italiane kanë zbuluar dhe rrogën e Spalletti-t te Juventusi, që do të jetë 3 milionë euro.
“Spalletti u bë i njohur me Udinesen në fillim të viteve 2000, me të cilën arriti garat evropiane për tre vjet rresht. Në sezonin 2004/05, ai siguroi kualifikimin e parë historik të klubit friulian në Ligën e Kampionëve. Më pas e udhëhoqi atë te Roma për katër sezonet e ardhshme, duke fituar dy tituj Kupe Italie dhe një Superkupë Italiane.
Nga viti 2009 deri në vitin 2014, Spalletti drejtoi Zenit St. Petersburg, duke fituar dy tituj kampioni, një kupë dhe një Superkupë Ruse, përpara se të kthehej në Itali për të drejtuar Romën dhe më pas Interin. Kampion i Italisë në fund të sezonit 2022/23 me Napolin, trajneri toskan më pas shërbeu si trajner i ekipit kombëtar italian deri në qershorin e kaluar.
Një figurë shumë e aftë dhe me përvojë, jemi të kënaqur ta mirëpresim në familjen e Juventusit: mirë se vini në Juventus dhe fat të mbarë, zotëri!”, shkruhet në postimin zyrtar të klubit bardhezi.
The post Juventus prezanton zyrtarisht Spalletti-n, zbulohet rroga dhe detajet e tjera të kontratës appeared first on Telesport.










