Pas shkarkimit të Igor Tudor, drejtuesit e Juventusit po kërkojnë një trajner të përkohshëm deri në fund të sezonit. Kandidati kryesor për të zëvendësuar Tudor është Luciano Spalletti, vetëm se ish-trajneri i Italisë kërkon një kontratë 18 mujore, ndërsa Juventus i ofron deri në fund të sezonit.
“La Gazzetta dello Sport” raporton se plani i bardhezinjve është të emërojnë një trajner të përkohshëm dhe në verë të tentohen njëri prej dy emrave “big”: Antonio Conte ose Gian Piero Gasperini. Të dy janë përfolur edhe më parë për mundësinë e drejtimit të Juventusit, por Conte zgjodhi të vazhdonte me Napolin, ndërsa Gasperini refuzoi bardhezinjtë dhe zgjodhi Romën.
Te Juventus nuk duan të përsërisin gabimin e bërë me Thiago Motta-n dhe së fundmi me Igor Tudor, të cilët edhe pse të shkarkuar do vazhdojnë të paguhen rregullisht nga bardhezinjtë deri në vitin 2027.
The post Juventus po kërkon një trajner të përkohshëm, bardhezinjtë kanë një plan tjetër për sezonin e ri appeared first on Telesport.









