“La Gazzetta dello Sport” zbulon se Juventus është në diskutime me Fiorentinën për një marrëveshje të mundshme për yllin e ri dhe lojtarin e kombëtares italiane U21, Niccolo Fortini, i cili vlerësohet rreth 15 milionë euro dhe debutoi me klubin vjollcë në fillim të këtij sezoni.
19-vjeçari luan si mbrojtës i majtë dhe deri tani është lojtar i rregullt i Italisë U21, ndërkohë që shumë shpejt pritet debutimi me kombëtaren e madhe. Për Fortini ka interes konkret edhe nga Roma, pasi lojtari pëlqehet shumë nga trajneri Gian Piero Gasperini, por bardheiznjtë janë më të avantazhuar.
Sipas raportimit në fjalë, Juventusi mund të kërkojë të përfshijë Federico Gatti-n në një marrëveshje të përhershme, ose një marrëveshje të mundshme huazimi për Ruganin në mënyrë që të ulë tarifën për transferimin e Fortini-t.
The post Juventus piketon yllin e ri të Italisë, kushton 15 milionë euro. Roma nuk dorëzohet… appeared first on Telesport.










