Juventus piketon përforcimin e parë për merkaton e janarit, lojtari i “pakënaqur” i Real Madridit

“Tuttomercatoweb” raporton se Juventus ka piketuar që tani përforcimin e parë që do të bëjë në merkaton e janarit dhe ai është Dani Ceballos. Mesfushori spanjoll që u përfol shumë për një largim nga “Los Blancos” gjatë verës, por që në fund nuk ndodhi, nuk e fsheh dot më “pakënaqësinë” që ka me Xabi Alonso-n.

Ceballos ka luajtur vetëm 22 minuta në 3 ndeshjet e para të Real Madridit në La Liga, gjë që ka rritur akoma dhe më shumë pakënaqësinë tek ai. E ardhmja e mesfushorit sipas të gjitha gjasave do jetë te Juventus. Deri tani përflitet për huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit.

Mesfushori andaluzian ishte shumë pranë transferimit te Marseille në ditët e fundit të merkatos dhe kur gjithçka dukej gati për finalizimin e marrëveshjes, Dani Ceballos ndërroi mendje dhe vendosi të qëndronte ende te Real Madrid.

The post Juventus piketon përforcimin e parë për merkaton e janarit, lojtari i “pakënaqur” i Real Madridit appeared first on Telesport.