Juventus jo vetëm që nuk nxorri leksione nga rasti “Thiago Motta”, por e përsërit të njëjtin gabim dhe fatura që duhet të paguajë tani është akoma më e shtrenjtë.
“Calcio&Finanza” raporton se Juventus do të duhet të paguajë gati 30 milionë euro për të mbuluar pagat e dy ish-trajnerëve, Thiago Motta dhe Igor Tudor, të cilët mbeten nën kontratë deri në qershor 2027.
Thiago Motta u shkarkua në mars të vitit 2025 për rezultate të dobëta, kontrata e tij skadon në qershor të vitit 2027. Në vend të Motta, u emërua Igor Tudor, i cili fillimisht u mendua se do të ishte trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit. Kroati bindi drejtuesit e Juventusit dhe erdhi firma mbi kontratë deri në qershor 2027.
Ditën e djeshme, Igor Tudor u shkarkua dhe tani Juventus duhet të paguajë deri në qershor të vitit 2027 dy-ish trajnerët. Duke qenë se merr pagën nga Juventus, Thiago Motta ke refuzuar disa oferta nga klube të ndryshme si Fiorentina, Leverkusen, Monaco etj.
The post Juventus nuk mëson nga gabimi me Thiago Motta-n, zbulohet shifra që iu detyrohet dy trajnerëve të shkarkuar appeared first on Telesport.










