Juventus nis javën vendimtare të sezonit, trajneri Spalletti pret lajme nga infermieria për dy titullarë

Pas humbjes kundër Como në kampionat, Juventus tani i kthen sytë nga ndeshja e kthimit e fazës eliminatore të Champions League kundër Gallatasaraj. Ndeshja do të luhet në Torino të mërkurën në mbrëmje.

Sfida e parë në Turqi u fitua 5-2 nga vendasit, ndaj për bardhezinjtë e trajnerit Luciano Spalletti nis një jave vendimtare për sezonin, që do të përfundojë me ndeshjen e Serie A kundër Roma, në Olimpico.

Juventus ka shtatë ditë për të luajtur jo vetëm për fushatën e tyre aktuale evropiane, por edhe për një shans të mirë për të përfunduar në vendin e katërt në Serie A dhe situate nuk duket shumë pozitive.

Në prag të ndeshjes së Champions, gjendja e Yildiz mbetet për t’u vlerësuar. Turku pësoi një mavijosje në pulpën e majtë në ndeshjen kundër Como dhe do të vlerësohet ditë pas dite. Edhe Gleison Bremer është stërvitur veçmas.

The post Juventus nis javën vendimtare të sezonit, trajneri Spalletti pret lajme nga infermieria për dy titullarë appeared first on Telesport.