Pavarësisht se aktualisht është i dëmtuar, Gleison Bremer, ka përfunduar në radarin e Tottenham. “Football Italia” raporton se klubi londinez është i gatshëm të ofrojë 50 milionë euro për qendërmbrojtësin e bardhezinjve.
Thomas Frank e pëlqen shumë 28-vjeçarin dhe e sheh atë si një përforcim ideal për merkaton e janarit, për të ndihmuar londinezët në arritjen e objektivit kryesor, që është një vend për në Champions League për sezonin e ardhshëm.
Braziliani është nën kontratë me Juventusin deri në vitin 2029, por bardhezinjtë janë në mëdyshje për të pranuar ose jo ofertën e Tottenham, pasi shifra e ofruar nga londinezët nuk mund të mos merret parasysh.
Nga ana tjetër, Bremer është një lojtar shumë i rëndësishëm e bardhezinjtë dhe largimi i tij do të linte një boshllëk shumë të madh.
The post Juventus në mëdyshje, merr ofertën 50 mln euro nga Londra për yllin e mbrojtjes appeared first on Telesport.











