Juventus ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në garën për një vend në Champions League, pasi mposhtë Atalantën në transfertë 0-1, sfidë e vlefshme ëpr javën e 32-të në Serie A.
Minutat e para ishin më të mira për Atalantën. Në minutën e 9-të, goditja me kokë e Giorgio Scalvini e cila përplaset në shtyllë, ishte rasti i parë i takimit. Mintuat në vazhdim ishin të qeta për të dy ekipet dhe pa ndonjë rrezik konkret. Pjesa e parë mbyllet 0-0.
Pjesa e dytë nisi më mirë për bardhezinjtë, të cilët gjetën golin në minutën e 48-të, ku pas një dalje të gabuar të portierit Marco Carnesecchi dhe mungesës së vëmendjes së mbrojtjes vendase, ishte Jeremie Boga, ai cili dërgoi topin në rrjetë.
Në minutën e 56-të, Atalanta i afrohet golit të barazimit, por goditja me kokë e Berat Gjimshitit ndalet nga Michele di Gregorio, i cili e devijon drejt shtyllës.
Shifrat nuk ndryshuan deri në fund. Juventus fiton 0-1 dhe tani renditet në vendin e 4-të me 60 pikë, dy pikë më shumë se Como e vendit të pestë, që luan nesër ndaj Interit. Atalanta mbetet në vendin e 7-të me 53 pikë.
The post Juventus merr fitoren e rëndësishme ndaj Atalantës dhe tani ka nevojë për një “nder” nga Inter (video) appeared first on Telesport.









