Juventus me mendjen në merkato, ja 3 emrat që bardhezinjtë po monitorojnë për janarin

Midis ëndrrave dhe realitetit, plani i merkatos së janarit te Juventus është i lidhur ngushtë me qëllimet e tyre afatgjata. Prioritetet e menjëhershme janë të qarta, por duhet të bëhen disa kompromise për të arritur objektivat kryesore të rindërtimit.

Nevoja për të shtuar një mesfushor të nivelit të lartë që mund të diktojë ritmin është ndërthurur me dëshirën për ta bërë skuadrën e re më italiane. Ndaj, ideja e blerjes së Tonali ka marrë formë.

Një transferim i vështirë, madje i pamundur menjëherë. Megjithatë, dikush nevojitet menjëherë: Emri i Guido Rodriguez është në ngritje sepse, duke pasur parasysh cilësinë dhe çmimin e tij. Ai mund të ofrojë më shumë garanci për gjysmën e dytë të sezonit.

Argjentinasi po kërkon kohë loje për të provuar një rikthim të fundit në skuadrën e ekipit kombëtar për Kupën e Botës. Te West Ham ai ka luajtur pak deri më tani dhe nuk ka gjetur qëndrueshmëri. Një huazim mund t’i ofrojë Juventus një shans për të bërë një investim të rëndësishëm verën e ardhshme.

Midis atyre që po vëzhgohen nga afër nga ekipi i transferimeve të Juventus është Alex Toth. Hungarezi 20-vjeçar luan me Ferencvaros dhe konsiderohet një yll potencial. Ai po ndiqet edhe nga klube të tjera të mëdha, veçanërisht ato gjermane.

Formacioni i ri 4-2-3-1 i Spalletti kërkon përforcime strukturore dhe merkato e transferimeve mund të sjellë Norton-Cuffy, që do të mbulonte krahun e djathtë. Lojtari luan me Genoa në Serie A.

The post Juventus me mendjen në merkato, ja 3 emrat që bardhezinjtë po monitorojnë për janarin appeared first on Telesport.