Juventus ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ndaj Bologna 0-1 në “Renato Dall’Ara”, ndeshje e vlefshme për javën e 16-të në Serie A.
Momenti kryesor i pjesës së parë ishte ai i minutës së 36-të, kur Jonathan David gjeti golin për Juventusin, por që u anullua nga VAR për pozicion jashtë loje të Weston McKennie.
Në fund të pjesës së parë, Bologna i afrohet golit, por goditja e Zortea përfundon në pjesën e poshtme të traversës. Pjesa e parë mbyllet 0-0.
Në minutën e 59-të, Bologna pretendoi për një penallti pas kontaktit mes Nicolo Cambiaghi dhe Manuel Locatelli-t, por arbitri vazhdon lojën normalisht.
Rezultati do të zhbllokohej në minutën e 64-të, ku i sapofuturi në fushë, Juan Cabal, shënoi me kokë pas krosimit perfekt të Kenan Yildiz. Në minutën e 69-të, Bologna mbetet me 10 lojtarë, pasi Torbjørn Heggem ndëshkohet me karton të kuq, për faullin si lojtar i fundit ndaj Lois Openda.
Rezultati final, 0-1 për Juventusin. Asnjë minutë sot për Edon Zhegrovën. Juventus parakalon Bologna-n dhe tani renditet në vendin e pestë me 26 pikë, një pikë më pak se Roma e vendit të katërt dhe shtatë pikë më se Interi i vendit të parë.
The post Juventus me fitore të madhe ndaj Bologna, tani 1 pikë larg zonës Champions (video) appeared first on Telesport.











