Juventus mbetet me “gisht në gojë”? Fabregas bind yllin e madh të transferohet te Como

Pas përfundimit të huazimit në sezonin e kaluar te Chelsea, Jadon Sancho është rikthyer përkohësisht te Manchester United. Anësori anglez nuk është në planet e Ruben Amorim, ndaj duhet të gjejë një ekip të ri për sezonin e ardhshëm, aq më tepër nëse do që të jetë pjesë e Anglisë për Kupën e Botës 2026, duhet të luajë rregullisht dhe të jetë protagonist.

Prej ditësh të tëra është përfolur për një interes të Juventus mbi anglezin, masje ai ka pranuar dhe një ulje të konsiderueshme të rrogës vetëm për t’u transferuar te bardhezinjtë. Por, sipas raportimeve të ndryshme që vijnë nga Italia ditën e sotme, e ardhmja e Jadon Sancho mund të jetë në Serie A, por jo te Juventus, por te Como.

Sipas këtyre raportimeve, ka qenë pikërisht trajneri i Como-s, Cesc Fabregas, i cili ka folur personalisht me Jadon Sancho për ta bindur t’i bashkohet projektit të tij. Me merkaton që ka bërë këtë verë, klubi lombard nuk do synojë thjesht qëndrimin në elitë në sezonin e ri, por do të kërkojë edhe kualifikimin për herë të parë në Kupat e Europës. Kujtojmë se pas Juventusit, Como është ekipi më aktiv këtë merkato në Serie A dhe deri tani ka shpenzuarafro 100 milionë euro.

Përveç Jadon Sancho, Como është në bisedime dhe me një tjetë emër të njohur siç është Alvaro Morata. Sulmuesi spanjoll është afër rikthimit për herë të katërt në Serie A, ku dy herë ka veshur fanellën e Juventusit, njëherë atë të Milanit dhe tani është pranë asaj të Como-s.

The post Juventus mbetet me “gisht në gojë”? Fabregas bind yllin e madh të transferohet te Como appeared first on Telesport.