Juventus-Lazio, polemika për arbitrimin: Mungon një penallti për faullin ndaj Cabal

Teun Koopmeiners kishte shënuar golin që mund ta zhbllokonte me fanellën e Juves, por arbitri Marco Guida e anuloi menjëherë për pozicion të parregullt të Khephren Thuram.

“Goli është anuluar saktë, sepse Thuram ndikon në aksion duke kërcyer në momentin e pasimit të goditjes”, – ishte komenti në DAZN i ish-arbitrit Luca Marelli. Megjithatë, ai theksoi se pak më parë, në të njëjtin aksion kishte një kontakt në zonën e Lazios që as arbitri dhe as VAR-i nuk e vlerësuan.

“Në të njëjtin aksion duhet kujdes, sepse është ndërhyrja e Gila ndaj Cabal, që është ndërhyrje klasike e pakujdesshme. Sipas mendimit tim është faull për penallti”, – u shpreh Marelli, duke ndezur polemika të reja për një episod të diskutueshëm në zonë.

The post Juventus-Lazio, polemika për arbitrimin: Mungon një penallti për faullin ndaj Cabal appeared first on Telesport.