Skuadra italiane Juventus, është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pasi ka mposhtur skuadrën angleze Tottenham Hotspur me rezultat 1:2, kurse me rezultat të përgjithshëm 4:3, pasi që ndeshja e parë kishte përfunduar 2:2.
Ishte Tottenham ai që shënoi i pari përmes Son në minutën e 39-të, ku me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë.
Në pjesën e dytë Juventus u përgjigj me dy gola të shpejtë për tre minuta të Gonzalo Higuain (64′) dhe Paolo Dybala (67′).