Mesa duket te Juventus janë bërë pishman që nuk i rinovuan kontratën dhe lejuan largimin e tij te Liverpool, ndërsa tani pas afro 18 muajsh, bardhezinjtë kërkojnë rikthimin e Federico Chiesa-s në Torino.
“Sky Sport Italia” zbuloi pasditen e sotme se Juventus ka nisur zyrtarisht negociatat me Liverpool-in mbi transferimin e mundshëm të sulmuesit italian, brenda merkatos së janarit.
Por, edhe pse Chiesa ka një rol dytësor tek Liverpool, klubi i kuq nuk ka aspak ndërmend të heq dorë prej tij, nëse nuk plotësohen kushtet e vebdosura prej tyre.
Propozimi i Juventusit është për huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit, por “Sky Sport Italia” zbulon se Liverpool i ka kthyer përgjigje Juventusit dhe pranon vetëm shitjen përfundimtare të lojtarit, pa zbuluar ende shifrën që duan të kuqtë.
Ky është një paralajmërim i qartë jo vetëm për Juventusin, por edhe ekipet e tjera të mëdha të Serie A si Napoli, Inter dhe Milan, që interesohen po ashtu për Chiesa-n. Sulmuesi mund të rikthehet në Itali, jo si huazim, por vetëm nëse një klub e ble atë përfundimisht.
The post Juventus kërkon rikthimin e Chiesa, Liverpool nuk kursehet aspak ndaj bardhezinjve appeared first on Telesport.










