Ciro Ferrara ka analizuar Juventusin aktual. Për drejtorin e ri Comolli: “Nuk e njoh, por komunikativisht duket se e ka kuptuar ambientin. Do ta gjykojmë me kohën, ashtu sikurse do të dimë ndikimin e blerjeve si Douglas Luiz, Koopmeiners dhe Nico, që sezonin e kaluar nuk performuan siç pritej”.
Për Dusan Vlahovic: “Ka përjetuar një fund sezoni të vështirë, mendova se ndarja do të ishte rruga më e mirë. Sidoqoftë, duket se ka gjetur mënyrën për të dalë nga zona e rehatisë. Është një hap i rëndësishëm për motivime të reja. Është shumë i ri, me potencial të madh dhe mund të përmirësohet ende. Në dy javët e para i ka ndihmuar shumë shokët e skuadrës”.
Për ndeshjen e sotme ndaj Interit: “Do të jetë një duel i hapur. Rivaliteti është i madh, asnjëri ekip nuk do të humbasë lehtë. Presioni mund të jetë më shumë tek Interi, seose humbja do ta çonte -6 pikë nga kreu, pas vetëm tri javësh. Nuk është ndeshje vendimtare, por mund të japë indikacione të qarta”.
The post “Juventus-Inter? Nuk është ndeshje vendimtare, por mund të japë indikacione të qarta” appeared first on Telesport.