Këtë të shtunë, vëmendja e gjithë tifozëve do jetë sigurisht në supersfidën mes Juventus dhe Interit. Lega Serie A po ndërmerr hapa për të përmirësuar përvojën televizive të shikimit të ndeshjeve në një nivel sa më të lartë, dhe për herë të parë në historinë e Serie A, do të përdoret teknologjia RefCam për derbin Juventus-Inter.
Refcam është një kamera ultramoderne që u lejon shikuesve të shikojnë ndeshjen nga këndvështrimi i gjyqtarit. Ajo peshon vetëm 6 gramë dhe do të montohet në bazën e shiritit të mikrofonit të gjyqtarit dhe do të përdoret gjatë nxehmjes, transmetimit të drejtpërdrejtë gjatë ndeshjes, gjatë përgatitjes për goditjet e lira dhe situata të ngjashme, ose për të treguar përsëritje spektakolare.
Serie A është, në fakt, një nga ligat profesionale evropiane që është përzgjedhur për të provuar përdorimin e Refcam në filmimin gjatë ndeshjeve zyrtare, në përputhje me protokollet e hartuara nga FIFA dhe IFAB, të cilat janë testuar tashmë edhe në Kupën e Botës për Klube FIFA, e cila u mbajt verën e fundit.
The post Juventus-Inter këtë fundjavë, do të ndodhë një revolucion për herë të parë në historinë e Serie A appeared first on Telesport.