Juventus i vë syrin mesfushorit sulmues të rivalëve në Serie A, merr refuzimin kategorik. Bardhezinjtë nuk dorëzohen…

Gianluca Di Marzio por edhe burime të tjera nga Italia bëjnë me dije se Juventus ka provuar këto ditë për transferimin e Albert Gudmundsson, mesfushorit me tipare sulmuese të Fiorentinës, por ka marrë refuzimin e prerë nga klubi vjollcë.

Islandezi 28-vjeçar ka treguar një formë të mirë këtë sezon, ku ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë edhe 4 asiste në të gjitha garat. Pavarësisht refuzimit të Fiorentinës, bardhezinjtë nuk kanë hequr dorë nga ideja e transferimit të Gudmundsson dhe do tentojnë sërish për transferimin e tij.

Vlera në treg e lojtarit sipas Transfermarkt është 13 milionë euro, ndërsa kontrata e tij me Fiorentinën skadon në vitin 2029. Për momentin, Gudmundsson vazhdon të jetë i angazhuar te Fiorentina, por situata mund të ndryshojë deri në fund të merkatos së janarit.

The post Juventus i vë syrin mesfushorit sulmues të rivalëve në Serie A, merr refuzimin kategorik. Bardhezinjtë nuk dorëzohen… appeared first on Telesport.