Të vetëdijshëm që nuk kanë në dispozicion shumë kohë, pasi merkato e janarit mbyllet më datën 2 shkurt, drejtuesit e Juventusit i janë rikthyer edhe njëherë tjetër pistës së vjetër për të ofrcuar sulmin, që mban emrin Joshua Zirkzee.
Pas dështimit të marrëveshjes me marokenin Youssef En-Nesyri, Juventus ka rikthyer vëmendjen nga holandezi i Manchester United, i cili ka një rol dytësor te “Djajtë”.
Duke qenë se përpara është Kupa e Botës, rikthimi në Serie A mund të ishte në lëvizje e duhur për Zirkzee, për të qenë në formën optimale dhe për të siguruar vendin e tij te “Tulipanët”.
Në anën tjetër, Juventus është i detyruar të bëjë me patjetër një afrim në sulm këtë merkato dhe Zirkzee mund të jetë profili i duhur për Luciano Spalletti-n. 24-vjeçari holandez ka qenë edhe më parë pjesë e Serie A, ku shkëlqeu me Bologna në dy sezone. Propozimi i Juventusit është për huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit.
The post Juventus i rikthehet pistës së vjetër për sulmin, rinisin bisedimet me Mancheste United appeared first on Telesport.









