Juventus i rikthehet pistës Edon Zhegrova, por e ardhmja e shqiptari varet nga një argjentinas

Juventus po kërkon të forcojë sulmin për sezonin e ri. Bardhezinjtë i janë rikthyer së fundmi psitës së vjetër: Edon Zhegrova. Fantazisti dardan është lënë jashtë nga Lille për ndeshjen e parë në kampionat, ku barazoi 3-3 ndaj Brest.

Sipas të gjitha gjasave, Zhegrova pritet të ketë një ekip të ri, brenda 1 shtatorit, afat kur mbyllet merkato. Në garë për 26-vjeçarin është edhe Olimpique Marseille, por rikthimi i interesimit nga ana e Juventusit mund të ndryshojë fatin e fantazistit shqiptar.

Megjithatë, para se të tentojë transferimin e Zhegrovës, Juventus duhet të sistemojë njëherë e mirë Nicolas Gonzalez, i cili është rikthyer në Torino pas huazimit te Fiorentina në sezonin e kaluar.

Nuk është hera e parë që përflitet për një interesim të Juventus mbi Zhegrovën, por këtë herë transferimi është shumë herë më i mundshëm, duke ditur që lojtari është në vitin e fundit të kontratës me Lille dhe verën e ardhshme do të largohej falas. Ndaj, klubi francez do të kënaqej me një shifër mesatare 12-15 milionë euro për të lënë të lirë Zhegrovën që këtë verë.

 

The post Juventus i rikthehet pistës Edon Zhegrova, por e ardhmja e shqiptari varet nga një argjentinas appeared first on Telesport.