Juventus i propozon shkëmbimin e bujshëm Arsenalit për janarin, Arteta në mëdyshje

Sipas asaj që raporton “TuttoJuve”, klubi bardhezi i ka propozuar një shkëmbim të bujshëm Arsenalit për merkaton dimërore, por deri tani ende nuk ka një përgjigje zyrtare nga londinezët.

Duke qenë se te Juventus janë të pakënaqur deri tani me Jonathan David, i ardhur si transferim i lirë në verë dhe kanadezi ka shënuar 3 gola deri tani në të gjitha kompeticionet, shumë larg asaj që pritej, ndaj bardhezinjtë janë vënë në kërkim të një sulmuesi të ri.

Në këtë situatë, Luciano Spalletti ka propozuar shkëmbimin kokë më kokë, Jonathan David për Gabriel Jesus. Braziliani u rikthye vetëm pak ditë më parë në fushë, pas dëmtimit të gjatë dhe do ta ketë shumë të vështirë te jetë titullar te londinezët.

Megjithatë, Mikel Arteta është ende në mëdyshje për të pranuar këtë propozim, pasi spanjolli e sheh Gabriel Jesus si asinën nën mëngë për minutat e fundit të ndeshjeve, ku braziliani ka treguar që është vërtet vendimtar, si në fitoren e vështirë ndaj Wolves.

The post Juventus i propozon shkëmbimin e bujshëm Arsenalit për janarin, Arteta në mëdyshje appeared first on Telesport.