Juventus i paraprin të keqes, ja plani për të siguruar njëherë e mirë Kenan Yildiz

Kenan Yildiz ka zgjuar interesin e shumë klubeve të mëdha, falë formës fantastike që ka treguar kohët e fundit te Juventus. Për 20-vjeçarin turk ka interes nga Bayern, Chelsea, Arsenal, Barcelona dhe Liverpool.

Në këtë situatë, drejtuesit e Juventusit janë gati të rinovojnë kontratën me Kenan Yildiz dhe t’i ofrojnë atij një rritje të ndjeshme të rrogës. Kontrata aktuale e Yildiz me Juventusin skadon në vitin 2029, por plani i bardhezinjve është të rinovojnë të paktën deri në vitin 2031.

Pavarësisht shifrave tunduese që mund të vijnë nga klubet e tjera, Juventus është i bindur të mos e shesë Yildiz dhe ta bëjë atë lojtarin kryesor të projektit të tyre të ri.

Lojtari turk preferon të luajë në krahun e majtë, megjithëse ka luajtur edhe si mesfushor sulmues. Këtë sezon, ai ka shënuar dy gola dhe ka dhënë katër asiste në tetë paraqitje. Shkathtësia e tij e bën atë një lojtar të vlefshëm për skema të ndryshme sulmuese, jo më kot e ndjekin disa klube të mëdha.

The post Juventus i paraprin të keqes, ja plani për të siguruar njëherë e mirë Kenan Yildiz appeared first on Telesport.