Juventus i fiksuar keq pas Jadon Sancho, ka dy propozime për Man. United

Pasi ka siguruar Jonathan David si lojtar i lirë, Juventus është hedhur në sulm për një tjetër emër të njohur. Bëhet fjalë për Jadon Sancho, anglezi i cili nuk është në planet e Ruben Amorim për sezonin e ri dhe ndaj i duhet të gjejë një destinacion të ri.

“Corriere dello Sport” raporton se Juventus ka dy propozime të bujshme për Man. United. I pari është shkëmbimi kokë më kokë mes Jadon Sancho dhe Douglas Luiz. Braziliani i transferuar verën e kaluar nga Aston Villa për 50 milionë euro, në sezonin e tij të parë si bardhezi, rezultoi një dështim i vërtetë dhe është i hapur për një rikthim në Premier League.

Propozimi i dytë i Juventusit për Man. United është që të paguajë 25 milionë euro për kartonin e Jadon Sancho. Përveç marrëveshjes me Man. United, Juventus duhet ende të gjejë gjuhën e përbashkët me lojtarin përsa i përket rrogës së tij. Anësori anglez kërkon 8 milionë euro në sezon, Juventus i ofron 6-7 milionë euro, aq sa i dha edhe Jonathan David.

Ideja e bardhezinjve është që të largojnë Dusan Vlahovic dhe me rrogën 12 milionë euro të sulmuesit serb, të mbulojnë 80% të rrogës së Jonathan David dhe Jadon Sancho.

The post Juventus i fiksuar keq pas Jadon Sancho, ka dy propozime për Man. United appeared first on Telesport.