Gianluca Di Marzio zbulon se Juventus thuajse ka siguruar përforcimin e parë për sezonin e ardhshëm. Klubi bardhezi ka rënë parimisht dakord me Xaver Schlager, mesfushorin austriak të Leipzig, të cilit i mbaron kontrata me klubin gjerman në fund të këtij sezoni dhe nuk ka pranuar të rinovojë.
Edhe pse për 28-vjeçarin ka interes nga Liverpool dhe klube të tjera brenda Bundesligës, austriaku duket se ka zgjedhur bardhezinjtë si destinacioni i tij i ri.
Schlager ka luajtur deri tani 107 ndeshje zyrtare me Leipzig, ku ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë 4 asiste. Gjithashtu është një titullar i rregullt me kombëtaren austriake, ku numdëron 49 ndeshje dhe 4 gola.
The post Juventus gjen në Bundesligë mesfushorin që i mungon dhe do të vijë… falas appeared first on Telesport.











