Juventus fiton supersfidën ndaj Romës, Zhegrova protagonist në golin e dytë (video)

Juventus ka mposhtur Romën 2-1 në supersfidën e javës së 16-të në Serie A, e luajtur në “Allianz Stadium”. Kur të gjithë prisnin që pjesa e parë të mbyllej në barazim pa gola, ishte Francisco Conceicao që mendoi ndryshe. Pas një aksioni të bukur, Kenan Yildiz futet bukur në zonë dhe pason për Andrea Cambiaso, i cili asiston me një prekje magjike për Francisco Conceicao, portugezi me një goditje të bukur me të majtën, dërgon topin në rrjetë, në minutën e 43-të.

Në minutën e 60-të, autori i golit të parë, Francisco Conceicao largohet i dëmtuar në vendin e tij futet Edon Zhegrova. Në minutën e 70-të, Zhegrova ishte protagonist në golin e dytë të Juventus. Fantazisti dardan kroson në zonë për Weston McKennie, i cili godet me kokë, por ndalet nga portieri Svilar, më pas amerikani pason për Lois Openda, i cili e kishte të lehtë të dërgonte topin në rrjetë.

Reagimi i Romës erdhi shpejt, pas një topi të rikuperuar nga Wesley Franca ndaj Zhegrovës, i cili pretendoi për faull dhe më pas pasimit të brazilianit për Ferguson, goditja e të cilit pritet nga Di Gregorio, por Tommaso Baldanzi gjendej në kohën dhe vendin e duhur për të shtyrë topin në rrjetë.

Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Juventus fiton 2-1 dhe mban vendin e 5-të me 29 pikë, një pikë më pak se Roma e vendit të katërt.

SHIKOGOLAT

The post Juventus fiton supersfidën ndaj Romës, Zhegrova protagonist në golin e dytë (video) appeared first on Telesport.