Juventus e riktheu në bazë, Atletico Madrid synon të marrë mbrojtësin portugez të Chelsea, ofron 35 milionë euro

Atletico Madrid i ka vënë syrin mbrojtësit Renato Veiga, një lojtar që po largohet nga Chelsea, pasi kaloi gjashtë muajt e fundit në huazim te Juventus. Lojtari është rikthyer në bazë, por jo për shumë kohë, pasi do të largohet.

Sipas të përditshme “L’Equipe”, klubi spanjoll i ka paraqitur tashmë dy oferta klubit londinez, më e fundit prej të cilave është 35 milionë euro, përfshirë bonuset për të siguruar shërbimet e mbrojtësit 21-vjeçar.

Portugezi është nën kontratë me Chelsea deri në vitin 2031, por trajneri Maresca ia ka bërë të qartë se nuk bën pjesë në planet e klubit. Ndaj lojtari po shqyrton çdo ofertë dhe kjo nga Atletico duket se paraqet një mundësi të mirë për të.

Edhe Chelsea duket se është gati ta lërë të lirë lojtarin nëse oferta është e kënaqshme, për të arkëtuar. Gjithsesi, palët janë ende në diskutime, por marrëveshja mund të mbyllet javën e ardhshme.

The post Juventus e riktheu në bazë, Atletico Madrid synon të marrë mbrojtësin portugez të Chelsea, ofron 35 milionë euro appeared first on Telesport.