Juventus e nis vrullshëm pjesën e dytë, transferimi i bujshëm i verës gjen golin e parë (video)

Juventus e ka nisur mjaft mirë pjesën e dytë në Norvegji në transfertën delikate ndaj Bodo/Glimt, duke përmbysur disavantazhin e pjesës së aprë. Bardhezinjtë gjetën golin me Lois Openda në minutën e 48-të, nje nga transferimet e bujshme të verës së fundit.

Belgu shënoi pas një aksioni të gjatë dhe u desh ndërhyrja e VAR për të cilësuar përfundimisht golin të rregullt. Weston McKennie shënoi golin e përmbysjes së madhe në minutën e 59-të.

Për norvegjezët shënoi Ole Blomberg në minutën e 27-të, pas një topi të ardhur nga goditja e këndit.

Ndërkohë në “Etihad”, Leverkusen ka shënuar edhe golin e dytë me anë të Patrik Schick. Sulmuesi çek shënoi me kokë. Chelsea ka dyfishuar shifrat ndaj Barcelonës me golin e Estevao.

SHIKOGOLAT

The post Juventus e nis vrullshëm pjesën e dytë, transferimi i bujshëm i verës gjen golin e parë (video) appeared first on Telesport.