Juventus e ëndërron, por Tonali i vetëofrohet një tjetër ekipi të madh… i cili nuk e ka në plan italianin

Sandro Tonali do të jetë jetë një nga protagonistët kryesor të merkatos së verës. Mesfushori italian sipas të gjitha gjasave po luan sezonin e fundit me Newcastle, pavarësisht se ka kontratë me “Qymyrxhinjtë” deri në qershor të vitit 2028.

Për mesfushorin 25-vjeçar ka një interes të madh në Serie A, sidomos Juventus, që është i gatshëm të bëjë një sakrificë të madhe financiare për transferimin e Tonalit në merkaton e verës.

Por, italiani ka plane të tjera në mendje. “Defensa Central” zbulon se agjentët e Tonalit kanë kontaktuar Real Madridin përmes ndërmjetësve për të vlerësuar nëse do të kishte një vend për italianin në planet e klubit. Megjithatë, shanset për transferimin e Tonali-t te “Los Blancos” janë të vogla, duke ditur që klubi madrilen kërkon një tjetër profil mesfushori, i ndryshëm nga ai i italianit.

The post Juventus e ëndërron, por Tonali i vetëofrohet një tjetër ekipi të madh… i cili nuk e ka në plan italianin appeared first on Telesport.