Prej kohësh është përfolur për interesimin e madh të Juventusit për Sandro Tonali-n, por bardhezinjtë nuk janë të gatshëm të paguajnë shifrën e kërkuar nga Newcastle, që mendohet të jetë 60-70 milionë euro.
Nëse Juventus e ka të vështirë të pranojë një shumë të tillë, Chelsea jo. “Football Insider” zbulon se italiani është një nga emrat e parë që drejtuesit e “Bluve” duan të transferojnë verën e ardhshme.
Edhe pse aktualisht Chelsea është ende pa trajner, drejtuesit e “Bluve” janë të bindur se Sandro Tonali është lojtari i duhur për mesfushën e tyre. Kontrata e italianit me Newcastle skadon në vitin 2028, dhe “Qymyrxhinjtë” janë të gatshëm të heqin dorë prej tij për shumën e sipërpërmendur 60-70 mln euro.
The post Juventus e ëndërron, një klub tjetër “prenoton” Sandro Tonali-n appeared first on Telesport.










