Ish-mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic, i ka sugjeruar ish-klubit të tij, transferimin e Sandro Tonali-t në mesfushë, si një lojtar që do të bënte diferencën.
“Po të isha në vendin e drejtuesve të Juventus, do të blija direkt Sandro Tonali-n, pa u mneduar dy herë. Është italian, është rritur shumë në Premier League, ka cilësi dhe aftësi për të berë diferencën në fushë. Sandro është pikërisht lojtari që i mungon këtij Juventusi”, tha boshnjaku Miralem Pjanic.
Në fakt, kjo deklaratë e Pjanic nuk është krejt e pabazë, sepse është përfolur vazhdimisht për një interesim të “Zonjës së Vjetër” për mesfushorin italian, por problem mbetet shifra e majme që kërkon Newcastle, mbi 60 milionë euro.
Po ashtu, Juventus është aktualisht në kërkim të një mesfushori, pas daljes përfundimtare që i kanë bërë brazilianit Douglas Luiz, për të cilin u paguan 50 milionë euro verën e kaluar, por rezultoi një dështim i vërtetë. Sandro Tonali te Juventus, nuk është vetëm dëshira e Pjanic, por sigurisht edhe e shumë tifozëve bardhezi…
The post “Juventus duhet të blejë Sandro Tonali-n, pa u menduar dy herë. Është lojtari i vetëm që iu mungon bardhezinjve” appeared first on Telesport.