Juventus do Jadon Sancho, Man. United interesohet për “të padëshiruarin” e bardhezinjve

Juventus është shumë pranë transferimit të Jadon Sancho. Anglezi nuk bën pjesë në planet e Ruben Amorim, ndaj largimi nga Manchester United është i pashmangshëm. 25-vjeçari ka pranuar një ulje drastik të rrogës që merr aktualisht, vetëm të transferohet te bardhezinjtë. Nëse tek United fiton 12 milionë euro në sezon, te Juventus do paguhet 5 milionë euro në sezon dhe 1.5 milionë euro të tjera bonuse.

Në anën tjetër, sipas asaj që raporton “The Sun”, Manchester United interesohet për Dusan Vlahovic. Pasi nuk arritën dot të siguronin Viktor Gyokeres dhe Victor Osimhen, “Djajtë e Kuq” kanë piketuar Dusan Vlahovic si përforcimin ideal për sulmin e tyre.

Sipas raportimit në fjalë, Manchester United është i gatshëm të përfshijë në marrëveshje për Jadon Sancho pikërisht sulmuesin serb. Juventus e vlerëson serbin rreth 50 milionë euro, ndërsa Jadon Sancho ka një vlerë rreth 25 milionë euro. Manchester United është i gatshëm të ofrojë 20-25 milionë euro plus Jadon Sancho në këmbim të Dusan Vlahovic.

Por, ende nuk ka një përgjigje nga ana e Juventusit për këtë propozim. Drejtuesit bardhezi janë të gatshëm të largojnë sulmuesin serb, për të hapur vend për transferimet e reja, pasi Vlahovic është ndër më të paguarit në ekip.

The post Juventus do Jadon Sancho, Man. United interesohet për “të padëshiruarin” e bardhezinjve appeared first on Telesport.