Jonathan David ka dhënë “po”-në e tij për Juventusin. Sulmuesi kanadez, pasi ka ndihmuar kombëtaren të arrijë çerekfinalet e “Gold Cup”, ka rënë dakord për një pagë prej 7 milionë euro neto në sezon, plus bonuse. David, që ka tunduar edhe Barcelonën, Real Madridin, Arsenalin dhe Manchester United, është kthyer te klubi që e kërkoi i pari: Juve.
Bardhezinjtë, pasi analizuan pista të tjera si Retegui e Gyökeres, e kanë “detektuar” si zgjidhjen më të mirë për raportin cilësi-çmim: 25 gola sezonin e fundit, 109 që nga viti 2020. Për ta mbyllur marrëveshjen mungon vetëm akordi për komisionin e agjentëve, që kërkojnë 12 milionë euro, plus një bonus firme rreth 10 milionë.
Në total, për sezonin e parë, operacioni pritet të kushtojë rreth 35 milionë euro, ndërsa paga 5-vjeçare do të arrijë në 85 milionë euro. Për Juventusin, ky investim duket më i leverdishëm sesa rinovimi i Vlahovic, që do të kushtonte rreth 115 milionë.
Klubi është i vendosur ta finalizojë sa më shpejt marrëveshjen, ndërsa David dëshiron të përqendrohet te “Gold Cup”, ku nesër do të përballet me Guatemalën dhe më pas, ndoshta, me SHBA ose Kostarikën. Në distancë fizike dhe gjeografike 2.000 km, David dhe Juve nuk janë ndjerë kurrë më parë kaq afër… “martesës” 5-vjeçare.
The post Juventus-David, marrëveshja thuajse e kryer. Mungon vetëm “OK” për komisionin e transferimit appeared first on Telesport.