Juventus–Cremonese 5-0, Spalletti: Asnjëri nga dy episodet nuk ishte penallti

Luciano Spalletti, trajner i Juventusit, foli për “Sky Sport” pas fitores së thellë 5–0 ndaj Cremonese: “Bëmë një ndeshje të mirë, me qasjen e duhur, ndaj një kundërshtari që e njeh mirë kategorinë.

Nicola e njeh si xhepin e vet këtë nivel, skuadrat e tij luftojnë dhe janë të organizuara. Patëm pak fat te goli i parë, por edhe jo pafat te shtylla e David. Ishte një ndeshje ku dhamë vazhdimësi dhe ishim ekzekutivë për periudha të gjata loje, edhe pse ka luhatje të vështira për t’u eliminuar”.

Duke krahasuar Juven me Interin dhe Napolin: “I pashë dje, janë dy skuadra që më pëlqejnë, luajtën në top nivel. Kanë dy trajnerë të zotë. Ne duhet të rritemi shpejt për të arritur atë nivel”.

Për kontratën: “Nuk më intereson. Më intereson të shoh lojtarët që më ndjekin”. Për “Spallettin e vërtetë”: “Ndryshoj pak, jam i moshuar…, por lojtarët e mirë janë stimulues”. Për penalltitë: “Asnjëra nuk ishte. I rishikova të dyja. Locatelli prek topin dhe tërheq këmbën”.

 

 

The post Juventus–Cremonese 5-0, Spalletti: Asnjëri nga dy episodet nuk ishte penallti appeared first on Telesport.